Reali po heziton t’i ofrojë kontratë dyvjeçare Ramosit

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Krerët e Real Madridit po hezitojnë t’i ofrojnë kontratë të re dyvjeçare qendërmbrojtësit dhe kapitenit Sergio Ramos, bën të ditur gazeta “AS” të enjten, transmeton “Koha.net”.

Ramos, që aktualisht ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2021, ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës. Kjo pasi Reali nuk po pranon t’ia plotësojë kushtin që kërkon qendërmbrojtësi. Ramos kërkon kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2023.

Ramosi do të jetë 35-vjeçar kur t’i skadojë kontrata e tashme, kështu që krerët e Realit nuk janë duke nxituar për t’i vazhduar kontratën. Klubi ka bërë të qartë pozitën se do t’i ofrojë kontratë njëvjeçare, ndonëse vet Ramos kërkon dyvjeçare.

Të ngjashme