Reali po synon t’i vazhdojë kontratat me katër futbollistë kyç

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke planifikuar të vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

Drejtuesit e klubit madrilen synim e kanë që t’ua vazhdojnë kontratat mbrojtësve Sergio Ramos e Raphael Varane, mesfushorit Luka Modriq, si dhe sulmuesit Karim Benzema.

Kapiteni Ramos është në vitin e fundit të kontratës sikurse edhe kroati Modriq, ndërsa Benzema e Varane janë të lidhur me madrilenët deri në vitin 2022.

Në mesin e lojtarëve që mund të mbeten të lirë janë edhe Marcelo, Isco, dhe Lucas Vazquez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme