Real Madridi ka arritur të shënojë fitore në udhëtim me rezultat 1:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.
Ishte Benzema që kaloi fillimisht mysafirët në epërsi në minutën e 20-të, shkruan Gazeta Express.
Nuk vonoi shumë dhe Benzema u rishfaq përsëri në skenë duke e dyfishuar epërsinë në minutën e 30-të.
Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Mina ngushtoi epërsinë në 1:2, por kjo ishte krejt çfarë bënë vendasit.
Krejt në fund të ndeshjes, Asensio shënoi edhe golin e tretë pasi u asistua nga Benzema.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 60 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Atletico dhe një më shumë se Barcelona, ekipe të cilat ende nuk kanë luajtur ndeshjet e tyre këtë xhiro.