Reciça: Kosova deri në 2020 me fond pensional

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 11:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova deri në vitin 2020 duhet të bëj fondin pensional, e kjo pritet të arrihet përmes koncept-dokumentit të hartuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, raporton Ekonomia Online.

Kreu i kësaj ministrie, Skender Reciça, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale rreth reformës në sistemin pensional në Kosovë si dhe zbatimin e legjislacionit nga fusha e punës dhe mirëqenies sociale.

Ai ka kërkuar që komisioni i cili është krijuar pikërisht për sistemin pensional ta hartojnë koncept-dokumentin e punuar nga Ministria e Punës, sipas tij, është i vetmi dokument që i përshtatet më së miri gjendjes në të cilën është Kosova, raporton Ekonomia Online.

“Deri në 2020 Kosova duhet të bëj fondin e pensioneve. Jemi në fazë kur angazhimet tona në reformën pensionale i kemi kurorëzua me një dokument që i paraprinë reformës pensionale në vend të dërguar në Qeveri dhe kur ky koncept dokument, ku buron reforma e sistemit pensioanl vie ideja që në Kuvend te krijohet një komision që e harton kodin e sistemit pensional”, tha Reciça, raporton EO.

Sipas tij, ky dokument i përshtatet më së miri kërkesave dhe interesave për përfshirje në skema të reja pensional. Reciça shtoi se dokumenti ka dalë nga hulumtimet që janë bërë nga shumë vende të rajonit.

“Jemi përpjekje me i marrë praktikat më të mira, mendoj se koncept dokumenti që është tani në qeveri është një dokument që më së miri u përshtatet rrethanave tona sa i përket kushteve që kemi në pensione dhe beneficione”.

“Është dokument që i përshtatet më së miri kërkesave dhe interesave për përfshirje në skema të reja pensional. I bëj ftesë komisionit mos të i shmanget koncept-dokumentin që e ka hartuar Ministria e Punës sepse është dokumenti që i përshtatet më së miri sa i përket sistemit pensional në vend”, tha Reçica.

Ai ka shprehur gatishmërinë që tërë ekipi i MPMS-së, të bashkëpunoj me komisionin që Kosova të ketë ligje më të si ai për pensione.

Por sipas tij, duhet të ketë kujdes për çdo rritje që bëhet, duke u bazuar në analizat buxhetore.

“Analizat buxhetore thonë se duhet të kemi kujdes për çdo rritje që bëjmë ne kur marrim vendim duhet të kemi mjetet për kompensim të tyre”, u shpreh Reciça.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kërkoi përgjigje nga ana e ministrit se pse në rritjen e fondit nuk janë përfshirë kategoritë e luftës, invalidët e luftës, veteranët, viktimat e luftës dhe kategoria e grave të dhunuara në luftë.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, tha se nuk ka nevojë për nxitim, sipas tij, kur të krijohen ligjet duhet të bëhen të mira.

“Mos iu largoni partneritetit me FMN sepse po kemi vërejtje sepse sot jemi në komision dhe duhet mendojmë për brezat tjerë. Jemi në rrugë të mirë ta ndërtojmë një gamë të mirë të ligjeve mos të nxitojmë sepse më ligje të mira në e bëjmë përzierjen e kompetencave tjera dhe dihet ta shkarkojmë skemën pensionale të vendit sepse edhe kjo gamë e ligjeve ka pagesa të dyfishta dhe nuk mund të ketë një kategori e caktuar pension sepse në ligj i vë në sprovë  edhe deputetët”, u shpreh Rugova.

Në anën tjetër deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, tha se skemat pensionale duhet të kenë prioritet moshës, përderisa shtoi se problemet në sistemin pensional në Kosovë, janë qe një kohë të gjatë.

“Ne duhet ta kemi prioritet moshën sepse invalidi nuk do thotë gjithnjë i moshuar. Rritja e fundit nuk ka pas ndikim të madh sepse edhe rritjen e pagave e të pensioneve nuk e kemi të caktuar në kritere dhe në koston e jetesës”, tha Kollçaku.

Të ngjashme