Reçica: Ligji për shërbime sociale dhe familjare rregullon edhe çështje të qytetarëve në nevojë sociale

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 13:01 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për raportin e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se ai përmban gjëra reale me të cilat ballafaqohet Ministria e Punës.

“Me këtë raport, komisioni ka zhvilliar takime me gjithë akterët dhe ne si ministri kemi qenë shumë bashkëpunues në komisione. MPMS është përgjegjëse për organizimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë dhe siguron që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në shërbimet sociale dhe familjare pa dallim”.

“Është përgjegjëse për zhvillimin e politikave, hartimin e legjislacionit, standardeve, planeve strategjike për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për qytetarët si dhe siguron zbatimin e duhur nga ana e komunave dhe organizatave të tjera që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare”.

Sipas Reçicës, Ligji për shërbime sociale dhe familjare përcakton rolin e sektorit joqeveritar në këto fusha, raporton Ekonomia Online.

“Ky ligj përcakton qartë rolin dhe përgjegjësitë në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare të nivelit qendror të nivelit lokal dhe përcakton rolin e sektorit joqeveritar në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare”.

“Ky ligj përveç përgjegjësive rregullon edhe disa çështje të caktuara që kanë të bëjnë me kategorinë e qytetarëve në nevojë sociale, siç është strehimi familjar për fëmijët pa kujdes prindëror, adaptimin e fmijëve pa përkujdesje prindërore, etj.”.

Të ngjashme