Reçica: MPMS përmbushi planin e veprimit për ERA

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 13:43 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përmbushur me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet e parapara në planin e veprimit për Reformë të Agjendës Evropiane (ERA). Një gjë e tillë u konfirmua edhe sot gjatë takimit të Këshillit Ministror, ku u diskutua rreth zbatimit të planit të veprimit të reformës së agjendës evropiane dhe zbatimit të Planit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim(MSA), shkruan ai.

“Gjatë takimit theksova se MPMS është përherë e përkushtuar në përmbushjen e detyrave që dalin nga reforma e agjendës evropiane dhe theksova se ne kemi përmbushur edhe disa masa të MSA-së dhe jemi në fazën e përmbushjes së masave të tjera, të cilat shpresojmë se do të realizohen brenda këtij viti”, shkruan më tej Reçica.

Image may contain: table and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme