Reçica në Jezerc: Kategoritë e dala nga lufta do trajtohen në mënyrë meritore

Ferizaj | 28 Sht 2018 | 19:47 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, së bashku me deputetin Bilall Sherifi dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, dega në Ferizaj, Besnik Berishën, ka marrë pjesë në 20-vjetorin e Epopesë së Jezercit.

Sipas një postimi në Facebook, Reçica , ka thënë se luftëtarët që dhanë jetën për liri janë frymëzim për punë të përgjegjshme në fuqizimin e Kosovës.

“Në 20 vjetorin e Epopesë së Jezercit, sot me deputetin Bilall Sherifi dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, dega në Ferizaj, Besnik Berishën, me krenari u përkulëm dhe kujtuam të gjithë dëshmorët e rënë që me gjakun e tyre vulosën lavdishëm çlirimin e vendit”.

“Shtatori sot na sjellë edhe njëherë në kujtesë bijtë dhe bijat luftëtarë që dhanë më të çmuarën për atdheun, për lirinë tonë. Janë këta frymëzimi ynë për angazhime dhe punë të përgjegjshme në rrugën e ndërtimit të institucioneve dhe fuqizimin e shtetit tonë. Në fjalën time para të pranishmëve, i sigurova ata që si ministër dhe Qeveri po punojmë dhe angazhohemi që kategoritë e dala nga lufta të trajtohen dinjitetshëm dhe në mënyrë meritore. U përulemi përherë dëshmorëve të Jezercit dhe gjithë atyre që u flijuan për atdhe”, thuhet në postimin e ministrit në Facebook.

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, people sitting and suit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme