Reçica: Nuk do të lejojmë të nëpërkëmben të drejtat e pensionistëve

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka pritur në takim përfaqësues të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të prirë nga Shaban Kajtazi, me të cilët ka diskutuar lidhur me angazhimet e MPMS-së për jetësimin sa më parë të kërkesave të pensionistëve.

Në ketë takim, ministri Skënder Reçica theksoi se ka dëgjuar nga afër shqetësimet e arsyeshme të tyre rreth vonesave të paarsyeshme nga institucionet tona përkatëse, si dhe mungesës së vullnetit politik për miratimin e nismave ligjore që e përmirësojnë dukshëm mirëqenien e pensionistëve.

“Përfaqësueseve të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, i shpreha vendosmërinë dhe përkushtimin tim për miratimin sa më parë të të gjitha akteve ligjore të cilat ndikojnë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve, veçmas plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Shtetit, që i hap rrugë njohjes së stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë gjatë viteve të 90-ta nga pushteti serb”, theksoi ministri Reçica.

Në fund të këtij takimi, Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ministri Reçica i ka shprehur gjithë gatishmërinë tij dhe të MPMS-së, se në asnjë moment nuk do të lejojnë që të nëpërkëmben të drejtat e kësaj kategorie shoqërore shumë të respektuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme