Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime me fermerë në Komogllavë dhe Dardani, ku është diskutuar për sfidat dhe nevojat e sektorit të bujqësisë.
Reçica ka theksuar se mbështetja për fermerët dhe prodhimin vendor duhet të jetë prioritet, duke përfshirë rritjen e subvencioneve, investimet në infrastrukturën bujqësore dhe krijimin e tregjeve të sigurta për produktet vendore.
“Mbrëmë, në Komogllavë dhe Dardani, bashkë me bujqit punëtorë që mbajnë gjallë prodhimin vendor, biseduam për nevojën e mbështetjes konkrete për fermerin, rritjen e subvencioneve, investimet në infrastrukturën bujqësore dhe krijimin e tregut të sigurt për produktet tona”, ka shkruar Reçica.
Ai ka shtuar se programi i PDK-së e konsideron bujqësinë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Programi i PDK-së e sheh bujqësinë si motor të zhvillimit ekonomik dhe fermerin si partner të rëndësishëm në ndërtimin e një Kosove më të fortë dhe më konkurruese”, ka deklaruar Reçica.