Reçica uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një statusi të tij në rrjetet sociale ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Ai tha se, fatkeqësisht, Covid-19 po na dikton edhe traditat tona festive, duke na pamundësuar vizitat e ndërsjella me të afërmit, miqtë e dashamirët, por asnjëherë nuk do na largoj harmoninë, tolerancën, respektin e sakrificën për njëri tjetrin.

Urimi i plotë i ministrit Reçica:

“Të gjithë qytetarëve të besimit islam, urime Festa e Kurban Bajramit!

Fatkeqësisht, situata me pandeminë Covid-19 po na dikton edhe traditat tona festive. Na ka pamundësuar vizitat e ndërsjella me të afërmit, miqtë e dashamirët, por asnjëherë nuk do na largoj harmoninë, tolerancën, respektin e sakrificën për njëri tjetrin.

Paçi përherë shëndet dhe begati në familjet tuaja! Urime!”

Të ngjashme