Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj po vlerëson se vendimi për reciprocitet për targat me Serbinë, do të duhej të merrej në një kohë më të përshtatshme.
Sipas saj, Qeveria nuk do të duhej që këtë vendim ta përdor për fushatë zgjedhore. Kadriaj në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se lëvizjet që po bëhen nga Serbia në drejtim të kufijve të Kosovës, janë kërcënim për të destabilizuar gjendjen.
“Kjo Qeveri e ka promovuar çështjen e reciprocitet. Nëse do të duhej të vendosej nuk është dashur të përdoret kjo periudha e fushatës zgjedhore, kur po mbahen zgjedhjet nacionale ose në fazën që tash është raundi tjetër i bisedimeve por të ishte vendosur në një periudhë më të përshtatshme, sepse para disa kohësh e ka hequr reciprocitetin për tjegullat ku ka lejuar Serbinë që të ekspertojë më të cilën i dëmton bizneset dhe unë po shpresoj që kjo nuk është çështje e fushatës zgjedhore, por ka vendosur që ta vendosë”.
Ajo ka falënderuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që sipas saj, po e mbrojnë integritetin e shtetit.
Kadriaj shpreson që për gjendje në veri Qeveria është në koordinim të plotë me shtetet e QUNIT-it.
“Meqenëse se është kjo situatë unë dua t’i falënderoj Policinë e Kosovës pasi që nuk kanë hezituar të jenë në shërbim të atdheut, dhe me këtë polici profesionale nuk duhet të zmbrapsemi, por duhet të qëndrojmë karshi vendimeve në mbrojtjen e integritetit”.
“…lëvizjet që po bëhen nga Qeveria e Serbisë është kërcënim në drejtim të kufijve të Kosovës dhe destabilizimi që po e kërkojnë të ndodhë në Kosovë, gjë që Kosovës nuk i konvenon mendoj që kjo Qeveria është në diskutime me vendet e QUINT-it”.
Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Vendosja e reciprocitetit në targa nxiti tensione në veri.
Çështja e targave të veturave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.