Derisa Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi tashmë është duke kaluar në procedurat e komisioneve parlamentare (në mënyrë që të procedohet në seancë të Kuvendit të Kosovës), i zëvendëskryeministrit Dardan Gashi ka propozuar që të vendoset nëpërmjet një referendumi për këtë çështje.
Kjo meqë vetëm me anë të referendumit mund të arrihet një zgjidhje. Por, ky propozim nuk po përkrahet nga askush, shkruan Gazeta Zëri.
Përfaqësuesit e partive opozitare kanë vlerësuar për këtë gazetë se me propozimet e tilla për referendum po tentohet vetëm që të blihet kohë.
Kjo pasi që, siç thonë ata, Qeveria duhet të ofrojë zgjidhje e jo propozime rreth kësaj çështjeje.