Ekonomia Online
FUNDIT

Referendumi në Zvicër, votohet kundër mbulimit të fytyrës në publik

Referendumi në Zvicër, votohet kundër mbulimit të fytyrës në publik

Zviceranët votuan pro ndalimit të mbulimit të fytyrës në publik, duke përfshirë burka ose niqabin e veshur nga gratë myslimane. Rezultatet e referendumit të së dielës ishin shumë të afërta 51.2% pro ndalimit me 48.8% kundër. Propozimi u paraqit nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë e cila bëri fushatë me parulla të tilla […]

Zviceranët votuan pro ndalimit të mbulimit të fytyrës në publik, duke përfshirë burka ose niqabin e veshur nga gratë myslimane.

Rezultatet e referendumit të së dielës ishin shumë të afërta 51.2% pro ndalimit me 48.8% kundër.

Propozimi u paraqit nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë e cila bëri fushatë me parulla të tilla si “Stop ekstremizmit”.

Një grup kryesor islamik zviceran tha se kjo ishte “një ditë e errët” për myslimanët.

Qeveria Zvicerane është shprehur kundër ndalimit duke thënë se nuk i takonte shtetit të diktonte atë që veshin gratë.

Sipas hulumtimeve askush në Zvicër nuk mban burka dhe vetëm rreth 30 gra mbajnë niqab.

Rreth 5% e popullsisë së Zvicrës prej 8.6 milionë njerëz janë myslimanë, shumica me origjinë nga Turqia, Bosnja dhe Kosova.

Të ngjashme