Reforma zgjedhore bën bashkë pozitë e opozitë, të gjitha partitë do ta votojnë Ligjin

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 11:21 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të gjitha partitë politike janë pajtuar që Projektligji për reformën zgjedhore duhet që të kaloj në seancën e së enjtes, raporton Ekonomia Online. Me këtë projektligj janë pajtuar edhe partitë opozitare.

Adnan Rrustemi nga VV-ja tha se si parti e përkrahin këtë projektligj, duke paraqitur edhe ndryshimet e bëra.

“Po shqyrtohet një projektligj i rëndësishëm. Ky projektligj implikon secilin rekomandim të vëzhguesve të BE-së. ligj adreson shqetësimin me listat e votuesve, shqetësimet e diasporës. Numërimi i fletë votimeve nga kandidatë nuk do të bëhet në vend votime. Do ta përmirësoj procesin zgjedhorë dhe do të ndikojnë edhe ne forcimin e demokracisë. Esenca e këtij projektligji është se përmirëson sistemin, procesin dhe administrimin e zgjedhjeve”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Elmi Recica, tha se ky projektligj synon vendosjen e parimeve, kritereve dhe rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen dhe shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme.

Madje ai sqaroi se shtetësia, për herë të parë kriter bazë është që për të votuar.

“Ky projektligji është hartuar nga Komisioni ad-hoc me pjesëmarrjen e partnerëve ndërkombëtar e KQZ-së, PZAP dhe organizatave të tjera. Reforma do të siguroj standarde më të larta demokratike. Ky projektligj synon vendosjen e parimeve, kritereve dhe rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen dhe shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme”.

“Shtetësia, për herë të parë kriter bazë është që për të votuar duhet të këtë nënshtetësinë e Kosovës dhe kjo e pamundëson që të votojnë at që nuk kanë shtetësi”.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se për shkak se janë marrë për bazë rekomandimet e BE-së, si pari e përkrahin këtë Projektligj, raporton EO.

“Duke marr parasysh që Komisioni ka arritur që t’i adresoj të gjitha rekomandimet e BE-së, Grupi parametra i LDK-së e mbështet ligjin”.

Besnik Tahiri nga AAK-ja tha se e përkrahi projektligjin, duke shtuar se po anashkalohen interesat politike.

“E para një mësim që e kemi marr nga ky proces është që kur partitë politika kur vendosnin mu bë bashkë për një qëllim ato i tejkalojnë interesat e veta dhe i japin Kosovës një ligj i cili e ka konsensusin e plotë dhe jo sikur në situatë që jemi sot e cila e ka bërë Kosovë të një lideri politik”.

“Për ne është e rëndësishëm që janë eliminuar disa probleme qe e kanë penguar demokracinë. Ne e mbështesim këtë ndryshim”.

Të ngjashme