Reforma Zgjedhore, mblidhet opozita e bashkuar

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Pas pak minutash, opozita e bashkuar do të mblidhet ku do të diskutohet në lidhje me Reformën Zgjedhore, ndërsa në rend dite janë tri pika.

Opozita kërkon që votimi në zgjedhjet e ardhshme të jetë elektronik.

Në ndërkohë, opozita vijon punën për të patur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.

Opozita ka propozuar edhe mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore, shkruan Top Channel.

Sot në orën 18.00 mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme në rend dite do të jenë:

1. Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus çështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.

2. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.

3. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme