Shkruan: Hisen Berisha
“Keq/Interpretuesit Kushtetutës! Penalizim politik dhe juridik i Albin Kurtit & Co”
Zgjidhjet vijnë nga kushtetuta. Në krizën institucionale ku na ka sjellë kryeneçësia e lidershipit drejtues dhe tendenca për të tejkaluar mbi, apo në rastin më të keq interpretimin konform ambicieve të tyre klanore politike, ndesh me vet gjuhën e interpretimeve juridike të Kushtetutës dhe të drejtës pozitive.
Ajo që iu sugjeroj institucioneve të shtetit për rrugën tutje është, që Presidenti të ngritët në nivel kushtetues dhe të veproj sipas Kushtetutës.
Prioritet duhet të jetë reforma zgjedhore.
Nuk duhet më, të ketë votim me postë dhe as votim një person, pesë kandidat nga listat zgjedhore të partive.
Ne jemi dëshmitarë se çfarë masa u deshën që të numërohen votat e ardhura nga Serbia edhe pse nuk rezultoi me ndoj virus. Por edhe votat nga diaspora janë “helm” politik po ashtu.
Duhet shfrytëzuar këtë mazhorancë parlamentare, duke e mbajtë kompakte ligjërishtë bazuar në Kushtetutë, që të kryhet reforma zgjedhore.
Ky sistem zgjedhor dhe kjo formë votimi nuk japin rezultatin real mbi voten por zgjedhjet i fiton kush është më i organizuar dhe ka struktura që të manipulojnë rezultatin zgjedhor gjegjësish të deformojnë vullnetin e qytetarëve në katër vjettë.
Prandaj unë kërkoj mirëkuptim edhe nga bashkatdhetarët tanë, për këtë sygjerim.
Njëherë në katër vite, kur do duhej të mbahen zgjedhjet e rregullta në vendin tonë, bashkëatdhetarët tanë, mund të sakrifikojnë nga ditët e tyre të pushimit dhe të vijnë e ta kryejnë obligimin qytetarë kushtetues, pra të votojnë në Kosovë.
Element tjetër i përmirësimit të sistemit zgjedhorë, i pamundësimit që të manipulohet e keqëpërdorë vota, është votimi dixhital apo elektronik.
Në SHBA tashmë është i testuar dhe i standardizuar.
Ndërlidhur me SHBA, si model i regjimit politik të cilit Kosova pretendon ti afrohet pra, i karakteri presidencial të udhëheqjes, duhet të formësohet qartë se, a do jet regjim republikan Parlamentar apo Presidencial!?
Kjo do ta determinonte edhe sistemin juridik shtetrorë pra, kontinental apo anglosakson.
Po ashtu, kjo do të përcaktonte se ku koncentrohet fuqia drejtuese dhe vendimmarrëse të pushteteve të ndara. Me këtë edhe zhbëhet defekti i tanishëm qe po gjeneron krizë recidive, duke e bartë fuqinë vendimmarrëse pas fuqisë së liderit të subjektit politik që drejton me pushtetin përkatës. Pra, lideri i partisē fituese të zgjedhjeve, drejton si President apo si Kryeministër.
Nëse i referohemi sistemit shtetrorë presidencial të SHBA, atëherë konsideroj nga një vlerësim në kontekst historik, se sistemi presidencial i kodifikuar me Kushtetutë për kompetencat e Presidentit, me theks transparenca, përgjegjësitë, llogaridhënia dhe filtri institucional i implementimit të vendimmarrjes institucionale të Presidentit si lidership unitar, është më afër tipareve psikologjike si komunitet/racë.
Kjo e parë edhe në kontekst të shqiptarëve si racë e lashtë e jo historike, që historia i njeh si komunitet i organizimit mbretëror me tipare fisnikërie, asocion në sistemin presidencial si mundësi e stabilitetit politik në udhëheqje.
Këtë duhet ta trajtoj vetë reforma me ndryshimet kushtetuese që do krijonte një ndarje të qartë të pushtetit administrues.
Parlamenti i Republikës së Kosovës me ketë mazhorancë, duhet të përfundoj ketë dukuri,
– të heqet votimin me poste;
– të heqet votimi një person psesë
kandidat dhe
– të aplikohet votimi dichital.
– definimi i sistemi politik parlamentar apo presidencial.
Serbët e Kosovës që duan të votojnë në Kosovë, duhet ta pranoj së pari shtetin Kosovës e jo më me harrnime. Edhe nëse qëndrojnë ta zëmë, pretendimet e serbëve për “ndarjen” e Mitrovicës, apo deri sa të definohet me ligj statusi i kishave, se kujt i takojnë si në Mal të zi, duhet të votojnë në Kosovë dhe të pranojnë e rregullojnë shtetësinë e Kosovës.
Kemi shumë bashkëqytetarë që e kanë dorëzuar shtetësinë e Kosovës dhe prap votojnë.
Jo! Së pari të rregullojnë statusin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, e pastaj të votojnë.
Kushtetuta e përcakton se kush mund të votoj në Kosovë.
Si do që të pretendohet nga serbet lokal, ata do mbesin qytetarë të Kosovës.
Pra për ta fituar të drejtën e votës duhet ta pranojnë shtetësinë e Kosovës. Njëjtë vlen edhe për qytetarët shqiptarë e të tjerë jashtë shtetit.