Doganën e Kosovës sot e kanë vizituar drejtues të Odës Amerikane në Kosovë, të udhëhequr nga Arian Zeka drejtor ekzekutiv i Odës, Avni Krasniqi kryesues i komitetit të tregtisë të Odes Amerikane dhe Mergim Prishtina, kryesues i komitetit të prodhimit të Odës Amerikane.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar temat e ndryshme kryesisht ato që ndërlidhen me reformat e ndërmarra nga dogana ku oda amerikane shprehi konsideratën e saj për përparimet e bëra në këtë aspekt.
Zeka ka falënderuar Doganën për procesin e reformimit të ndërmarrë viteve të fundit që ka ndikuar në lehtësimin e procedurave doganore për bizneset.
“Reformat e tilla kanë ndikuar në reduktimin e ankesave të anëtareve të Odës Amerikane në raport me Doganën e Kosovës”, tha Zeka.
Ai shtoi se dialogu i vazhdueshëm me bizneset do të mundësonte zgjidhjen e çështjeve te tjera, përfshirë edhe mekanizmin e trajtimit të ankesave në procedurë administrative.
Drejtori i përgjithshëm I Doganës Lulzim Rafuna kërkoi nga përfaqësuesit e odave që të bashkëpunojnë sa më shumë jo vetëm me Doganën, por edhe me institucionet tjera pasi në këtë mënyrë përmes një partneriteti në mes të organizatave publike dhe atyre private mund të gjenden zgjidhjet më të mira për çështjen e ndryshme ekonomike dhe tatimore.
Gjithashtu, Rafuna ofroi përkrahjen e plotë të Doganës për bizneset ashtu që të krijohen lehtësira, pasi krijimi i lehtësirave ndikon direkt në rritjen e mirëqenies dhe performancës ekonomike.