Dhjetëra milionë migrantëve mund t’u mohohet vaksinimi kundër COVID-19 përmes një programi global, pasi disa prodhues të mëdhenj janë të shqetësuar për rreziqet ligjore nga efektet e dëmshme anësore. Kjo bëhet e ditur nga disa zyrtarë dhe dokumenteve të brendshme nga Gavi, shoqatës bamirëse që operon programin.
Gati dy vjet pas një shfaqjes së pandemisë që tashmë ka vrarë më shumë se pesë milionë njerëz, vetëm rreth 7 për qind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shpërndarja e vaksinave në mbarë botën është vonuar për shkak të problemeve të prodhimit, grumbullimit nga vendet e pasura, kufizimeve të eksportit dhe burokracisë. Shumë programe janë penguar gjithashtu nga hezitimi i publikut.
Shqetësimet ligjore janë një pengesë shtesë për zyrtarët e shëndetit publikë që trajtojnë koronavirusin, edhe pse zyrtarët thonë se njerëzit e pavaksinuar ofrojnë një mjedis ideal që virusi të ndryshojë në variante të reja që kërcënojnë imunitetin e fituar me vështirësi në mbarë botën.
OBSH: Dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e COVID-19
Shqetësimet prekin njerëzit, si ata që janë zhvendosur nga krizat në Mianmar, Afganistan dhe Etiopi, të cilët janë përtej mundësive të skemave të vaksinimit të qeverive prej nga vijnë.
Për refugjatët, migrantët dhe azilkërkuesit, si dhe njerëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore ose ngjarje të tjera që ua bëjnë atyre të pamundur të përfitojnë nga ndihma e qeverisë, programi global i njohur si COVAX krijoi një zgjidhje humanitare – një rezervë të fundit të vaksinave që do të administrohet nga grupet humanitare. Gavi, aleanca e vaksinave, është një partneritet publik-privat i krijuar në vitin 2000 për të promovuar vaksinimin në mbarë botën, shkruan REL.
Por, kjo zgjidhje e ofruar nuk ka asnjë mekanizëm për kompensim. Gavi, i cili operon COVAX me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha se ata që aplikojnë për doza të vaksinës, kryesisht organizatat joqeveritare, nuk mund t’i bartin rreziqet ligjore dhe se dërgesat me vaksina mund të kryhen vetëm nëse prodhuesit e tyre e pranojnë përgjegjësinë.