Gjykata Supreme ka vendosur për ankesën e subjektit politik – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”, thuhet në një komunikatë të Supremes.
AAK-ja përmes kësaj ankese pretendon se kishte parregullsi gjatë rivotimit në komunën e Istogut, përderisa ka kërkuar që të anulohet rezultati zgjedhur i shpallur nga KQZ-ja.