Refuzoi izolimin, Suedia me shkallën më të lartë e vdekshmërisë nga Coronavirusi në Evropë

Picture taken on April 29, 2020 shows a memorial in Stockholm's Mynttorget square in memory of loved ones lost to the new coronavirus featuring candles, flowers and handwritten notes, some of which express frustration over Sweden's softer approach to curbing the illness. (Photo by Jonathan NACKSTRAND / AFP) (Photo by JONATHAN NACKSTRAND/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 20 Maj 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Suedia ka regjistruar mesatarisht 6,25 vdekje në ditë për një milionë vetë për shkak të koronavirusit gjatë javës së fundit. Këtë tregojnë statistikat e «Our World In Data», çka dëshmon sipas mediave në Itali, se modeli suedez, nuk funksionon.

Vendi shënoi një ditë më parë numrin më të madh të jetëve të humbura për frymë në të gjithë kontinentin e vjetër. Në Mbretërinë e Bashkuar, vdekshmëria është 5,75 në ditë për një milion vetë, në Belgjikë 4,6, në Francë 3,49 dhe në Itali, mesatarisht 3, shkruan Corriere della Sera.

Suedia nuk e vendosi kurrë karantinën dhe preferoi të inkurajonte ndjenjat personale të përgjegjësisë tek qytetarët e saj, duke i kërkuar të qëndrojnë në shtëpi vetëm atëherë kur janë të sëmurë e të ruajne në publik distancën sociale.

Vendi regjistroi në prill muajin më vdekjeprurës prej gati tre dekadash. Qasja suedeze ndaj koronavirusit është kritikuar brenda dhe jashtë kufijve, veçanërisht pasi numri i viktimave atje, mbi 3.800, i tejkaloi shume shifrat në vendet nordike fqinje, të cilat vendosën masa të ashpra izolimi

Të ngjashme