Regjisori i njohur paditet për skenën e përdhunimit pa skenar në filmin “Horizon”

Prishtinë | 30 Maj 2025 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Interpretuesja e dublimeve në filmin Horizon, Devyn LaBella po padit regjisorin Kevin Costner, duke pretenduar se është detyruar të performojë një skenë përdhunimi të pa skenarizuar pa protokollet e duhura.

Devyn LaBella ishte dublantja kryesore për Ella Hunt, e cila luajti rolin e Juliette në filmat Horizon – filmat western të financuar vetë nga Costner. Sipas padisë së LaBella , Costner improvizoi një skenë në vitin 2023, në të cilën personazhi i Hunt do të përdhunohej.

Hunt refuzoi ta performonte skenën, thuhet në padi. ​​LaBella u soll si zëvendësuese, pa paralajmërim paraprak dhe pa praninë e një koordinatori për intimitet.

Padia thotë se LaBella nuk dha kurrë pëlqimin për këtë skenë dhe se ishte një shesh xhirimi i hapur, që do të thotë se kushdo mund të hynte dhe të “vëzhgonte skenën që po kryhej”.

Sipas padisë, LaBella u poshtërua dhe u traumatizua nga përvoja.

“Atë ditë, mbeta e ekspozuar, e pambrojtur dhe thellësisht e tradhtuar nga një sistem që premtonte siguri dhe profesionalizëm”, tha LaBella në një deklaratë.

“Ajo që më ndodhi shkatërroi besimin tim dhe ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si eci nëpër këtë industri.”

Padia pretendon se skena shkeli protokollet e negociuara nga SAG-AFTRA, duke përfshirë një kërkesë për njoftim dhe pëlqim 48 orë më parë për çdo skenë që përfshin lakuriqësi ose seks të simuluar.

Costner i mohoi akuzat përmes avokatit të tij, Marty Singer.  /Klankosova.tv

Të ngjashme