Të gjithë interesuarit për të studiuar Shkencat Politike në UBT, mund të pajisen edhe me diplomë të universiteteve evropiane.
Një numër i madh i kandidatëve nga vendi dhe më gjerë janë duke u regjistruar në programin ndërkombëtar studimor në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, program të cilin UBT e ofron në bashkëpunim me Universitetin e Varshavës.
Universitetin e Varshavës është universiteti numër një në Poloni dhe ka mbi 50 mijë studentë të regjistruar.
Programin me Universitetin e Varshavës, si dhe programet e tjera ndërkombëtare që i ofron UBT, janë falë marrëveshjeve të arritura me mbi 300 universitete rajonale dhe botërore, në kuadër të së cilave mundësohen diploma të dyfishta në fushat e ndryshme të studimit.
Të gjitha programet ndërkombëtare që i ofron UBT mundësojnë që studimet të ndiqen nga Kosova, pa pasur nevojë që studentët të udhëtojnë në Poloni apo në vende të tjera.
Të interesuarit mund të jenë pjesë e studimeve ndërkombëtare në universitetet më të mira në botë, duke përfituar edhe bursë të plotë përmes partneritetit që UBT ka me universitete dhe si pjesë e projektit “Erasmus +”.
UBT në kuadër të programeve ndërkombëtare të studimeve kombinon pjesën teorike dhe atë praktike, praktika të cilat i zbaton në kampuset inovative që posedon, me ç’rast ligjërojnë profesor me renome ndërkombëtare dhe nga universitetet përkatëse, përfshirë Universitetin e Varshavës.