Regjistrohen 11 të vdekur nga uragani Irma

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 08:22 | Nga

Numri i të vdekurve nga uragani më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në Atlantik, ka marrë jetën e 11 personave.

Uragani ka kaluar përmes ishujve Karaibe dhe shumë shpejtë pritet të arrijë edhe në shtetin e Floridas të ShBA-së, thonë zyrtarët amerikanë.

Me erëra të forta rreth 290 kilometra në orë, uragani Irma ishte në madhësi të territorit të Francës e që po kalon nëpër ishuj të vegjël, duke shkatërruar gjithcka.

Erërat e uraganit ishin zvogëluar paksa derisa prekën ishujt e mëdhenj të Republikës Domenikane, megjithatë ky uragan ende vazhdon të jetë në shkallën më të lartë, në kategorinë e pestë.

Derisa pritet që stuhia e fuqishme të arrijë në Florida, miliona njerëz po përgatiten, disa duke u paketuar në makinat e tyre, e të tjerët duke rezervuar fluturime jashtë shtetit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë “të jenë vigjilent dhe të kujdeshëm”, derisa edhe një nga pronat e tij, në ishullin e Shën Martinit ishte shkatërruar nga uragani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme