Regjistrohen 872 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, humbin jetën 22 pacientë

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.394 testime dhe janë regjistruar 872 raste të reja me coronavirus.

Prej tyre, 459 janë në Shkup, 51 Prilep, 35 Kavadar, Kumanova, Manastir dhe Ohër 33, Tetovë 31, Gostivar 28, Shtip 24, Negotinë dhe Berovë 15, Veles 14, Kriva Pallankë 13, Strumicë dhe Strugë 11, Krushevë 9, Demir Hisar 8, Gjevgjeli 7, Koçani, Radovish dhe Probishtip 6, Kërçovë, Resnjë dhe Bogdanci 5, Sveti Nikole 3, dhe nga 1 rast në Vinicë, Vallandvoë, Kratovë, Demir Kapi, Makeodnski Brod dhe Dojran.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 412 pacientë të shëruar dhe 22 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur 9 janë nga Shkupi, 4 nga Prilepi, 2 nga Gjevgjelia, dhe nga 1 në Tetovë, Veles, Ohër, Koçani, Kërçovë, Dellçevë dhe Strumicë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 108.350 pacientë, ku prej tyre 95.822 janë shëruar dhe 3.228 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 9300.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme