Regjistrohet temperatura rekorde nga stuhia super e ftohtë

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët kanë publikuar studimin që tregon se sipër një sistemi të reve të stuhisë tropikale në 2018 arriti në -111 gradë celsius. Kjo është temperaturë rekorde.

Është parë më 29 dhjetor atë vit, në jug të ekuatorit në Paqësorin perëndimor. Matja u bë nga një satelit amerikan që po kalonte, Noaa-20.

Megjithëse stuhi të mëdha në atë pjesë të Paqësorit janë të zakonshme gjatë periudhës dhjetor-janar, kjo e 2018-s ishte më e madhe.

Ka pasur ngjarje të tilla në të gjithë globin në tri vitet e fundit, aq sa edhe 13 vjet para tyre. Kjo ndërlidhet me atë se sa më ftohtë që sjell stuhia, aq më shumë ka të ngjarë të prodhojë mot të rrezikshëm, si rrufe dhe përmbytje, shkruan BBC.

“Nëse do të ishin atje, do të ishit zhytur në ujë dhe më shumë mundësi me një ngarkesë breshëri mbi kokën tuaj dhe rrufe”, ka thënë Simon Proud, studiues në Qendrën Kombëtare për Vëzhgimin e Tokës, ndërsa shton se gjatë 20 vjetëve të fundit duket se stuhitë super të ftohta po bëhen të zakonshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme