Reja nis punën me Kombëtaren “para kohës”

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Me një grumbullim paraprak ka nisur aktiviteti i Kombëtares së Shqipërisë në futboll para ndeshjeve të muajit qershor.

Kështu përzgjedhësi i ri i kombëtares, italiani Edoardo (Edy) Reja, nis punën në mënyrë të veçantë.

Grumbullimi paraprak ka nisur të martën në Kompleksin Tropikal në afërsi të Durrësit. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se nën urdhrat e trajnerit Reja do të jenë dhjetë lojtarë.

“Janë dhjetë lojtarë që kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjendjen e tyre fizike, si dhe për t’u vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar”, thuhet në njoftimin e FSHF-së që lë për të kuptuar se jo të gjithë të grumbulluarit e kanë vendin e garantuar në kombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

“Kjo javë stërvitore do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Të hënën më 27 maj trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëjë publike listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme