Reka: Integrimi Evropian për Kosovën, udhërrëfyes për një shtet të suksesshëm e funksional

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ishte i pranishëm në sesionin analitik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian, për të diskutuar rreth Metodologjisë së Re të Zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian.

Ministri Reka bëri një përmbledhje të këndvështrimit të tij për ndryshimet e prezantuara në Metodologjinë e Re të Zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Evropian, si është arritur deri të ky ndryshim i kërkuar, si ka përfunduar dhe se si duhet nënkuptuar i gjithë ky proces për Kosovën.

Me këtë rast Ministri Reka theksoi se i gjithë ky proces për Kosovën duhet të kuptohet jo si obligim i vështirë por, si një udhërrëfyes për të përmirësuar situatën në Kosovë. Për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, për të përmirësuar dhe rikthyer besimin e humbur të qytetarëve në Sundimin e Ligjit.

Kjo njëkohësisht do të reflekton edhe në institucionet e Bashkimit Evropian se anëtarësimin i Kosovës është vlerë e shtuar për BE-së, e jo të vlerësojnë këtë si një barrë për familjen Evropiane.

Në vazhdim të bashkëbisedimit mbi Metodologjinë e Re të Zgjerimit u shtruan mjaftë pyetje dhe këndvështrime për atë që e pretë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Evropian dhe cilat janë hapat që do të mund të ndiqeshin për të avancuar sa më shumë në këtë proces.

Ky aktivitet i udhëhequr nga Kryetari i Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian, Armend Zemaj.

Lidhur me temën, Zemaj vlerësoi se përmbushja e marrëveshjes së MSA-së, si dhe plotësimi i  kritereve për anëtarësim, Kosovën e bëjnë më të zhvilluar, më demokratike dhe më evropiane.

Se çka përmban metodologjia e re e zgjerimit, çka ndryshon nga metodologjia aktuale dhe cilat janë implikimet për Kosovën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, sqaroi, Gjeraqina Tuhina, eksperte e GIZ-it.

Ajo, sikurse parafolësit, bëri të ditur se metodologjia e re e vlerësimit të përmbushjes së standardeve, parasheh që ndër çështjet kryesore në këtë proces vazhdon të mbetet sundimi ligjit. Për më tepër, Tuhina bëri të ditur se, edhe në rast se një shtet pretendent për anëtarësim në BE, ka avancuar në ndonjë fushë tjetër, por që ka shënuar regres në sundimin e ligjit, në atë rast i gjithë procesi mund të kthehet në pikën zero.

Ajo foli edhe për mundësinë e liberalizimit të vizave për vendin tonë, gjë që sipas saj mund të ndodhë gjatë këtij viti. Ndërkaq, lidhur me procesin dhe standardet e reja të vlerësimit për përmbushjen e kritereve për anëtarësim, Tuhina, në fund të paraqitjes së saj vlerësoi se procesi dhe metodat e reja të vlerësimit, teknikisht edhe mund të jenë më sfiduese, por më të qëndrueshme politikisht.

Udhëheqës i projektit të GIZ-it, Mark Barrett,vuri në pahrëndësinë dhe rolin e Komisionit për Integrime, përkatësisht angazhimit të tij në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkim Evropian.

Për procesin e integrimit evropian, Barett vlerësoi se nuk është vetëm sa për ta përmbushur politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, aq sa është për të zhvilluar dhe ngritur mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, ky komision do të shërbejë si premisë informimi për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme