Ministri i ri i Integrimit Evropian (MIE), Blerim Reka, ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ministrja e deritanishme, Dhurata Hoxha, raporton Ekonomia Online.
Reka pas marrjes së detyrës tha e procesi integrues është i gjatë dhe i mundimshëm.
“Unë mendoj se ky proces është një maratonë i cili nuk përfundon nga paraardhësi im por as nuk do të përfundojë me mua por do të jetë i gjatë dhe i mundimshëm”.
“Asnjë anëtarësim nuk ka ndodhur brenda një mandati të një Qeverie por është përcjell gradualisht prej një qeverie në një Qeveri”.
“Unë shpresoj se Kosova do ta përcjellë kapacitetin institucional ashtu siç e ka dëshmuar deri me tani vullnetin politik për orientime strategjike euroatlantik dhe me një gjenerate të re të kuadrove për eurointegrime, të përgatitur edhe me Universitete të huaja, besoj se do të vjen një përfundim i mirë për të mirën e Kosovës. Mendoj se ka dozë të optimizmit të arsyeshëm se mund të shkojmë përpara dhe besoj se ne do të bashkëpunojmë”, ka thënë Reka, raporton EO.