Reka: Parlamenti Evropian po kërkon që sa më shpejtë të hiqen vizat për Kosovën

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka thënë se Parlamenti Evropian po kërkon heqjen e vizave për Kosovën .

Reka ka thënë se ka pasur një letër shkëmbim me Euro-parlamentarin dhe raportuesin për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula i cili ka thënë se do të shtyej përpara heqjen e vizave për Kosovën.

“Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për KosovënMiku ynë, Euro-parlamentari dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, me të cilin pata letër-këmbim fundjavën e kaluar, mbajti premtimin e dhënë se do e shtyej përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndërsa Reka ka thënë se sot Komiteti për Poltikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen.

“Sot, Komiteti për Poltikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën“.Faleminderit Tonino, faleminderit Parlamentit Evropian!”, shkruna Reka


Të ngjashme