Blerim Reka, ish-kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se të tjerët kanë qeshur kur ai ka thënë se “orteku i pandalshëm anti-korruptiv në Ballkan” do të fillojë nga Kosova.
“Po aq edhe kur thoja se Albin Kurti, do i udhëheq negociatat finale me Beogradin. Ndërkohë, SHBA proklamuan luftën globale kundër korrupcionit- si prioritet të politikës së jashtme- e në prag të zgjedhjeve porositën: “mos i votoni të korruptuarit”, duke kërkuar: “ide të reja pë dialogun: Kosovë- Serbi””, ka shkruar Reka në Facebook.