Disa rekomandime për institucionet shtetërore dhe qytetarët për mbrojtjen e ambientit jetësor – ajrit gjatë stinës së dimrit.
Ndotjen e ajrit ende më tepër e ndihmon prezenca e madhe e mjegullës, kurse kjo ndodhë më së shumti gjatë stinës së dimrit. Andaj, porosisim institucionet shtetërore dhe qytetarët t’i ndërmarrin këto masa:
Komunat dhe bashkitë t’ua mundësojnë qytetarëve përdorimin e transportit publik, duke e bërë atë të arritshëm për çdo qytetar dhe në ditë të caktuar edhe falas;
Meqë mjetet për djegie që përdoren në amvisëri ndotin ajrin, të gjitha institucionet shtetërore si dhe komunat ta përshpejtojnë procesin e gazifikimit të qyteteve që më së shumti janë të ndotura;
Institucionet shtetërore të bëjnë presion ndaj industrive që të përdorin standardet e nevojshme ekologjike si dhe duke mos iu shmangur përdorimit të tyre ato që i posedojnë më, duke i trajtuar që të gjitha industritë në mënyra të barabartë e jo të përdorin standarde të dyfishta.
Institucionet shtetërore si dhe komunat, në viset urbane sa më tepër të shpallin zona të gjelbra, dhe në vend të ngritjes së objekteve dhe ndërtesave të mbillen drunj dhe gjelbërime, ngase kjo e ulë dhe zbut ndotjen e ajrit;
Institucionet shtetërore, ashtu siç subvencionojnë përdorimin e kolektorëve me qëllim të shfrytëzimit të energjisë diellore, po në të njëjtën mënyrë të subvencionojnë edhe pajisjen me katalizator për automjetet, gjë që do e ndihmonte buxhetin e çdo qytetari, kurse në anën tjetër dot plotësoheshin standardet e kërkuara në komunikacion;
Industritë të reduktojnë punën e tyre ose brenda mundësive edhe ta ndërpresin tërësishëm funksionimin e tyre gjatë stinës së dimrit, me theks të veçantë gjatë ditëve të mjegullta;
Qytetarët sa më rrallë të dalin jashtë shtëpisë, përveç kur e kërkon nevoja, ose së paku të mbajnë me vete maska për hundë dhe gojë;
Qytetarët të mos shfrytëzojnë shpesh automjetet, për shkak se në këtë mënyrë e ndihmojnë ende më tepër ndotjen e ajrit, përpos kur e kërkon nevoja, ose automjeti të mos shfrytëzohet në mënyrë individuale por kolektive, ose më tepër të shfrytëzohet transporti publik;
Qytetarët sipas mundësisë të bëjnë ndërrimin e automjetit që ka standard eko 3 me standard eko 4;
Institucionet shtetërore, ECO-OJQ, ECO-aktivistët në mënyrë permanente të jenë të zëshëm për ngritjen e vetëdijes se vetëm me mjedis të pastër e të shëndoshë mund të vjen në shprehje jeta normale dhe e shëndoshë.
(Autori është ambientalist)