Rekord fluturimesh në BE: 918 milionë pasagjerë gjatë vitit 2015

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 21:30 | Nga

Janë shënuar gjithsej 918.3 milionë pasagjerë që gjatë vitit 2015 janë shërbyer me aeroplan për udhëtimet e tyre.

Në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian gjatë vitit të kaluar ka pasur një numër rekord njerëzish që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti. Janë shënuar gjithsej 918.3 milionë pasagjerë që gjatë vitit 2015 janë shërbyer me aeroplan për udhëtimet e tyre.

Këtë njoftim e bën Zyra Evropiane e Statistikës, Eurostat në Luksemburg.

Me këtë shifër është rritur për 4.7 për qind numri i fluturimeve në krahasim me atë të vitit 2014. Kjo rritje është në kuadër të trendit që po vazhdon prej disa vitesh.

Numrin më të madh të pasagjerëve e ka shënuar Britania e Madhe, ku aeroplanin si mjet transporti e kanë shfrytëzuar 232 milionë sish. Ndërsa vendin e dytë e zënë gjermanët: në Gjermani dhe nga Gjermania kanë fluturuar 194 milionë persona.

Rritjen më të madhe e ka shënuar Sllovakia, me 15.3 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme