Rekord infektimesh në Greqi, Omicron varianti dominues

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Të vënë në radhë njëri pas tjetrit rreth 400 000 grekë kanë kryer gjatë ditës së mërkurë testet e koronavirusit, rreth 150.000 më pak se dje, por shifrat kanë regjistruar një tjetër rekord negative të infekimeve ditore.

Pas gati 23000 rasteve të djeshme, sot autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 28828 infektime të reja, 72 viktima dhe 620 të intubuar. 12.848 infektime janë regjistruar vetëm në Athinë dhe 3.496 në Selanik. Orët e fundit ishte bërë me dije se mbi 70% të rasteve të reja i përkasin variantit Omicron të koronavirusit.

Për këtë arsye qeveria greke në një mbledhje urgjente që ka thirrur kryeministri Mitsokatkis ka njoftuar se masat shtesë të planifikuar për datën 3 janar do të fillojnë prej orës 6 të mëngjesit të ditës së enjte 30 dhjetor.“Për sa i përket ambienteve të argëtimit dhe shërbimit të ushqimit, orari i funksnionimit do të jetë deri në orën 12:00 të natës, vetëm për klientët e ulur dhe për jo më shumë se gjashtë persona për tavolinë. Muzika do të ndalohet. Vetëm për natën e Vitit të Ri, restorantet e baret do të jenë të hapuraë deri në orën 2 të mëngjesit”- tha Thanos Plevris.Gjithashtu maskat e mbrojtjes së lartë ose vendosja e dy maskave të thjeshta kirugjike janë tashmë të detyrueshme në supermarkete, transportin publik, si dhe nga punonjësit në sektorin e shërbimeve ushqimore.

“Sigurisht që për ne në sektorin e restoranteve është një fatkeqësi. Por nga ana tjetër, nuk mund të shkosh kundër situatës shëndetësore. Nuk mund të them që dua të qëndroj hapur dhe të punoj, ndërkohë që njerëzit po vdesin”- tha një pronar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme