Rekord pacientësh në Suharekë, u ankuan nga ushqimi

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi emergjent i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë ka pranuar 158 pacientë brenda 12 orëve të ndërrimit të natës, numër ky rekord edhe për stafin shëndetësor.

Personat që kanë kërkuar ndihmë, në shumicën e rasteve kishin simptoma të diarresë, temperaturë të lartë dhe të vjella.

Ata kanë marrë terapinë e nevojshme, teksa u apelua për kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtës, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit.

Të ngjashme