Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj uron Vitin e Ri 2021

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e Vitit të Ri 2021.

Tha se viti 2020 ka qenë i vështirë por me mbështetjen e stafit e të studentëve kanë arritur ta përmbyllin me sukses.

“Viti 2020 i solli botës shumë vështirësi dhe pandemia COVID-19 ndryshoi mënyrën e jetës tonë. Ishte vit i vështirë edhe për Kosovën, për arsimin, për Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

Mbështetja Juaj mundësoi që ta përmbyllim këtë vit me sukses, edhe pse patëm rrugës shumë sfida dhe vështirësi që na solli ky vit.

Ju faleminderit!

Me shpresën se viti 2021 do të jetë një vit i mbarë dhe do të na rikthejë jetën normale, uroj që Viti i Ri të na e mundësojë që bashkë të ngrisim cilësinë në arsim duke qenë të pranishëm në objektet universitare!

Paçi vit të mbarë me të mira e suksese dhe qofshi të lumtur në familjet tuaja, në Kosovën dhe botën tonë!

Gëzuar 2021!”, thuhet në telegram urimi.

Të ngjashme