Rektori Temaj dhe profesorët Nimani e Kortoqi po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Bukuresht në Rumani

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, i shoqëruar nga profesorët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoqi, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi  “Bashkëpunimin mes universiteteve për shkencën e hapur”  28-29 maj 2019 në Universitetin e Bukureshtit në Rumani. Qëllimi i kësaj ngjarje të rëndësishme është të lehtësojë diskutimet mbi sfidat aktuale në arsimin e lartë në kontekst global dhe rajonal, në një botë në ndryshim dhe globalizim. Folësit dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur kryesor po analizojnë dhe përpunojnë nga perspektivat e ndryshme temat që mbulojnë misionet kryesore dhe proceset prioritare brenda universiteteve. Përfaqësuesit e UPZ-së po marrin pjesë në mënyrë aktive në punimet e Konferencës, duke përfituar edhe nga mësimet dhe përvojat nga universitetet pjesëmarrëse. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme