Rektori Vataj priti në takim ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 15:50 | Nga

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, të hënën ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” ku është pritur nga rektori Ramë Vataj dhe stafi menaxhues.

Rektori Vataj e njoftoi ambasadoren turke me të arriturat dhe zhvillimet në UPZ. Ai theksoi se ekziston bashkëpunim mjaftë përmbajtjesor mes Universitetit të Prizrenit dhe universiteteve turke, ku me 30 sosh kemi bashkëpunim.

Ndër frytet e bashkëpunimit, ai potencoi se janë konferencat e shumta shkencore që i kemi organizuar së bashku. Rektori Vataj u shpreh falënderues për mbështetjen e shtetit turk për universitetin, por edhe për shtetin e Kosovës në përgjithësi, duke vënë në spikamë rolin e ambasadës turke në këtë kuadër.

Ambasadorja Turke Kivilcim Kiliç, e falënderoi rektorin Vataj për pritjen miqësore dhe u shpreh e fascinuar dhe sukseset e arritura në UPZ sidomos gjatë mandatit të tij menaxhues.

Ajo theksoi se kur i takon, krenohen me nivelin studentëve të UPZ-së, që pa dyshim se është meritë e gjithë stafit por edhe një menaxhmenti cilësor. Në veçanti ambasadorja turke e falënderoi rektorin Vataj për mbështetjen e degëve në gjuhën turke. Ajo ofroi mbështetjen e plotë të ambasadës kurdo që kërkohet në çdo aspekt.

Me këtë rast, rektori Vataj ja dorëzoi ambasadores turke mirënjohjen për kontributin e shtetit turkë në zhvillimin e deritashëm të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, për të cilën gjë ambasadorja turke u nda shumë e kënaqur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme