Rreth 50 persona qëndruan së bashku në një shtëpi të braktisur në fshatin Debëllde të Vitisë në vitin 2011.
Dyshimet e Policisë së Kosovës flasin se për dy javë këta të rinj dëgjuan ligjërata nga imamë të ndryshëm.
Të njëjtit më vonë, dyshohet se u janë bashkuar grupeve të ndryshme islamike, ose janë vrarë në Siri dhe Irak. Një pjesë e këtij grupi prej tyre janë arrestuar në Kosovë pasi janë kthyer nga zonat e luftimeve.
Disa banorë të këtij fshati kufitar me Maqedoninë thonë se kanë parë grumbullimin e të rinjve për disa ditë me radhë, por nuk e kanë ditur përse ata takoheshin.
https://www.facebook.com/joneemrintim/videos/163476357571755/