Remzie Osmani sjell këngën e re “Gruaja e dëshmorit”

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Artistja e mirënjohur shqiptare, Remzie Osmani, ka publikuar këngën e re.

“Gruaja e dëshmorit” mban titullin projekti i ri, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Florent Maçkaj, ndërsa muzika u realizua nga vet këngëtarja.

Orkestrimi është bërë nga M&D Studio përfshirë këtu, Driton Fazliun dhe Muhamet Selimin.

Siç mban titullin, Osmani trajton një temë më ndryshe duke përmendur sakrificat dhe vështirësitë e një gruaje të një dëshmori.

Projekti i plotë tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të Remzie&Nexhat Osmani në YouTube.

Kënga u soll pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 Mars) për të reflektuar rolin dhe rëndësinë e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme