Transfuzioni i gjakut nuk ka qenë një ndër opsionet e trajtimit mjekësor në fillimet e viteve 20-ta. Por, me zbulimin e grupeve të tij, filluan të kuptohen përfitimet që ofronte.
Transfuzioni i gjakut përdoret për të stabilizuar gjendjen apo edhe për të shpëtuar jetën e dikujt. Ndikim të madh ka edhe te pacientët që vuajnë nga kanceri, hemofilia dhe çrregullimet e tjera.
Qelizat e kuqe të gjakut janë përdorur për trajtimin e llojeve të anemisë, që nuk mund të ndihmohen nga trajtimet mjekësore.
Sidoqoftë, ka shumë masa mbrojtëse që sigurojnë transfuzionin e sigurt. Së pari, gjakun e dhurojnë vullnetarët, të cilët i nënshtrohen testeve të ndryshme për të vërtetuar se janë të shëndetshëm etj.
https://www.youtube.com/watch?v=z7S5t6iQg98