Kosova ka pësuar ndryshim në renditjen e FIFA-s ku ka zbritur dy shkallë, për tu pozicionuar në vendin e 172, me 112 pikë.
Nga ana tjetër, Kombëtarja Shqiptare nuk ndryshon pozicion në klasfikimin e FIFA-s për këtë muaj.
Edhe këtë radhë, kuqezinjtë tanë, që në këtë periudhë nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje, e shohin veten në vendin e 66, me 533 pikë.
Klasifikimi i FIFA-s edhe këtë muaj kryesohet nga Brazili me 1661 pikë, i ndjekur nga rivalët e Argjentinës në vendin e dytë, me 1603 pikë, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga kampionët e botës, Gjermania.
Klasifikimi vijon me Kilin në vendin e katërt, Kolumbinë dhe Francën. Spanja dhe Italia, që janë në grupin tonë kualifikues të Botërorit 2018, renditen respektivisht në vendin e 10 dhe të 12.