FIFA ka publikuar renditjen e re botërore të ekipeve kombëtare.
Kosova vazhdon të jetë në pozitën e 141-të në renditjen e re të FIFA-së.
Pa ndeshje ndërkombëtare, Kosova nuk ka lëvizur në renditje, njësoj sikurse Shqipëria që mbetet e 58-ta.
Në krye të listës gjendet Franca, pas triumfit në Kampionatin botëror 2018, përcjell “lajmi.net”.
Belgjika e Brazili kompletojnë tri pozitat e para.