Me dy ndeshjet e sotme, ka përfunduar edhe xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas 12 javësh, renditjes tabelare i prin ende Drita me 27 pikë, dy më pak se Ballkani, i cili i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, shkruan Gazeta Express.
Në vendin e tretë tani gjendet Prishtina me 18 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në pozitën e katërt me një ndeshje më shumë të luajtur.
Në vendin e pestë është Drenica me 15 pikë, kurse Llapi është i gjashti me 13 pikë dhe dy ndeshje më pak të luajtura.
Malisheva e Trepça’89 kanë pozitat tetë dhe nëntë me 11, përkatësisht 10 pikë.
Në dy vendet e fundit janë Dukagjini dhe Ferizaj që kanë nga tetë pikë gjithsej.