Ka përfunduar xhiroja e 18-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan befasitë.
Lider dhe kampioni në fuqi, Drita ka barazuar 1-1 në shtëpi përballë Arbërisë, duke bërë që lufta për titull të hapet më shumë.
Ballkani dështoi që në këtë javë të triumfonte, pasi Prishtina është rikthyer në formë të lartë dhe triumfoi 2-1.
Rezultate të mira në xhirot e fundit është duke marrë edhe Llapi, derisa në këtë javë fitoi 3-2 në shtëpi ndaj Feronikelit.
Fitore në këtë javë ka marrë edhe Gjilani që në udhëtim triumfoi 2-1 përballë Besës.
Paqe kishte vetëm në Mitrovicë, pasi Trepça ’89 barazoi pa gola ndaj Drenicës, duke marrë kështu nga një pikë.
Më poshtë mund të shikoni renditjen tabelore pas javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar.