Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka arritur që të marr vetëm 2 mijë e 786 vota në komunën e Gjilanit.
Ndonëse për vite të tëra, Gjilani ishte bastion i LDK’së, këtë herë VV-ja triumfoi në këtë qytet.
Kjo parti mori gjithsej 28 mijë e 568 vota ose 63.24% të votave të përgjithshme.
Në ndërkohë LDK-ja në Gjilan mori vetëm 7 mijë e 243 vota, ose 16.03% të votave të përgjithshme.