Zgjedhjet e 19 nëntorit nga Komisioni Qendror Zgjedhor u konsideruan të qeta dhe pa probleme të theksuara. Por, rezultati ishte befasues pothuajse në shumicën e komunave
Këto zgjedhje prej shumë analistëve u konsideruan si zgjedhje që thyen bastionet. Kjo për arsye se shumë prej qyteteve që me vite udhëhiqeshin nga të njëjtat parti, këtë vit kishin vendosur të përkrahin ndryshimet.
Ndryshime në këto zgjedhje kanë pasur Klina, Ferizaji, Prizreni, Istogu, e po ashtu edhe Kamenica.
Analisti politik, Donik Sallova, në një prononcim për Indeksonline, rënien e bastioneve e ka konsideruar shenjë te avancimit të demokracisë kosovare.
“Rënia e bastioneve është një shenjë e avancimit te demokracisë në Kosovë, sepse bastionet ekzistente dhe ato qe nuk janë me, nuk kanë qenë të tilla sepse njerëzit ishin vërtete te lidhur me ide a tradita te caktuara politike. Këto bastione më shumë ishin “feude politike” të figurave të caktuara të partive përkatëse, të cilët në të shumtën e rasteve kanë abuzuar me mbështetjen historike të marrë nga këto komuna-bastione”, tha Sallova.
Sallova po ashtu ka thënë se ato komuna që konsideroheshin si bastione janë më të pazhvilluarat dhe më të korruptuarat në mbarë Kosovën.
“Po t’i shohësh bastionet janë njëkohësisht edhe komunat me te pazhvilluara dhe me te korruptuara ne Kosovë. Prandaj, rënia e tyre do t’i jap funksion një tipari te rëndësishëm te demokracisë qe është “qarkullimi i elitave”. Vetëm kështu mund te ketë demokraci te vërtete vetëqeverisëse lokale dhe dhënie te llogarisë për punët e bëra e te pabëra”, shtoi tutje Sallova.
Kujtojmë se nga zgjedhjet e 19 nëntorit vetëm Istogu ka mbetur pa rezultate përfundimtare, ndonëse kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka arritur të fitojë më shumë vota se kundërkandidati nga LDK-ja, Haki Rugova