Çmimet e naftës sërish tejkaluan nivelin prej 71 dollarë në tregjet ndërkombëtare pas rënies së eksporteve venezueliane dhe iraniane, si dhe konfliktet në Libi.
Këto rrethana ndjeshëm kanë rritur shqetësimin për furnizim dhe shtynë përpara pritjet e rritjes së rezervave të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në tregun e Londrës çmimi i fuçisë së naftës u rrit për 19 cent dhe arriti në 71.37 dollarë ndërsa në tregun amerikan çmimi është rritur për 30 cent duke shkuar në 63.70 dollarë.
Para përshkallëzimit të konflikteve të armatosura në Libi, eksportet e naftës u ulën edhe për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Iranit dhe Venezuelës.