Reperi Gjiko imazhi i ri i Golden Eagle

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 16:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Frutex ShPK” ka bërë marrëveshje me këngëtarin Asdren Gjikolli (Gjiko) që kanaçet e pijes të mbajnë fotografinë e këngëtarit,  gjithashtu edhe kodi ku me anë të tij fansat mund ta shkarkojnë falas albumin e ri të këngëtarit.

Fisnik Kryeziu, menaxher i “Frutex ShPK”, tha se marrëveshja është arritur pas mix tape-it që ka bërë Gjiko.

“Me anë të kësaj konference dëshirojmë të ju njoftojmë për marrëveshjen e arritur në mes të kompanisë “Frutex ShPK” dhe këngëtarit Gjiko “Redbox”. Ideja ka filluar qysh nga vizatimet e Gjikos për Cover-in e Mix Tape-it të tij. Pas kësaj ideje ne kemi filluar bashkëpunimet, dje kemi arritur deri te kjo marrëveshje qe është sot”, tha ai.

Asdren Gjikolli tha se ky bashkëpunim do të sjellë të mira edhe për fansat e muzikës së tij.

“Sot është një ditë e madhe për neve dhe jam i lumtur për marrëveshjen që ne e kemi bë. Ky është një projekt i madh. Kur e kam bë një publikim në instagram ku i kom lutë fansat me bo një cover me mix tape, shumica e fansave e kanë pa kanaçen Energjiko”, tha ai.

Të ngjashme