Reporterët pa Kufij dënojnë vrasjen e gazetarit palestinez

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 09:31 | Nga

Reporterët pa Kufij kanë dënuar dje përdorimin e dhunës të ushtrisë izraelite ndaj gazetarit palestinez, Yaser Murtak i cili u qëllua për vdekje në kufirin mes Gazës dhe Izraelit.

Ata kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi këtë krim kundër lirisë së shtypit, raporton Insajderi.

Yaser Murtaj u plagos nga një goditje e ushtrisë izraelite teksa ishte duke mbuluar demonstratat “Marshi i Madh i Kthimit”, nga palestinezët në kufi i cili vdiq nga plagët gjatë natës. Kur ishte qëlluar Murtaj kishte të veshur një jelek me mbishkrimin “Press”, që e identifikonte se ishte gazetar.

“Ne dënojmë reagimin joproporcional të forcave izraelite, të cilët vranë dhe plagosën disa civilë duke përfshirë edhe gazetarë”, tha sekretari i përgjithshëm i RSF, Christophe Deloire. “Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite që t’i përmbahen rreptësisht Rezolutës 2222 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi mbrojtjen e gazetarëve, të miratuar në vitin 2015 dhe ne kërkojmë një hetim të pavarur që çon në bindjen e atyre që janë përgjegjës për këtë krim kundër lirisë së shtypit”.

Të paktën gjashtë gazetarë u plagosën dje, kryesisht me të shtëna ose me lotsjellës. Njëri prej tyre, kameramani Al Aqsa Khalil Abu Adhra, është në gjendje të rëndë.

Shumë gazetarë të tjerë u plagosën në rrethana të ngjashme duke mbuluar demonstratat e përvjetorit të “Ditës së Tokës” një javë më parë. Ushtarët izraelitë kanë vrarë gjithsej 29 palestinezë gjatë dy javëve të fundit gjatë përpjekjes për të shpërndarë demonstrata.

Murtaj ishte 31 vjeç dhe babai i një fëmije njëvjeçar, ai ishte një nga themeluesit e agjencisë së pavarur të lajmeve Ain Media (“Eye Media”).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme