Republikani Colin Powell e përkrah Joe Biden për president

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Powell, e ka mbështetur kandidatin demokrat Joe Biden për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Powell është republikani i parë i cili publikisht e mbështetë rivalin e bashkë-partiakut Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit, shkruan Reuters.

“Unë nuk mund ta mbështes në asnjë mënyrë Presidentin Trump këtë vit”, ka thënë Powell, i cili nuk e votoi Trumpin në vitin 2014.

I pyetur nga CNN se do ta votojë Bidenin, ai ka thënë se “Unë do të votoj për të”.

Të ngjashme